Zhvillimi i turizmit! Projekti që synon rritjen e numrit të vizitorëve

schedule18:42 - 11 Maj, 2022

schedule 18:42 - 11 Maj, 2022

Në Fier, Korçë, Berat dhe Shkodër do të nisë një projekt për zhvillimin e infrastrukturës në shërbim të turizmit dhe promovimin e turizmit me qëllim tërheqjen e sa më shumë vizitorëve. Ai do financohet nga BERZH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka kontraktuar 3 kompani, gjermane, austriake dhe shqiptare. Eksperti austriak, Mario Baier prezantoi nga Fieri detajet e projektit 3 vjeçar.

Projekti “Për infrastrukturën dhe mundësinë e turizmit në Shqipëri”, me fokus sektorin e turizmit do të fokusohet në përmirësimin e infrastrukturës së marketingut.

Në zhvillimin e paketave turistike të integruara, krijimin e faqeve web të dedikuara për turistët dhe përgatitjen e planit të masave financiare dhe institucionale për rritjen e vizibilitetit të ofertës turistike në 4 Bashkitë e Shqipërisë, në Fier, Korçë, Berat dhe Shkodër.

Ekspertë thanë se për të pasur sukses nevojitet dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal, njohës së zonave turistike, ekspertë vendas dhe sipërmarrës.

/Abcnews.al/