“Zhurma nga prurjet e shumta”, banorët pranë përroit të Zaranikës në panik gjatë natës

schedule09:09 - 11 Janar, 2021

schedule 09:09 - 11 Janar, 2021

Banorët që jetojnë pranë përroit të Zaranikës në Elbasan e kanë kaluar natën me frikë. Siç raportoi gazetari Aldo Kozarja për “Abc e Mëngjesit”, gjatë mbrëmjes ata kanë dëgjuar zhurma nga prurjet e shumta, por shtoi se për fat të mirë nuk ka pasur probleme.

Ndërkohë, dy grupe të bashkisë Elbasan po monitorojnë situatën për të parë nëse ka struktura që kanë pësuar dëme.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, ashtu si edhe gjatë të dielës, probleme paraqiten në segmentet Elbasan-Qafë Thanë, dhe Elbasan-Gramsh. Tek kthesa e Murrashit vijon të ketë rënie gurësh. Po ashtu edhe në aksin Elbasan-Gramsh paraqitet e njëjta situatë.

Edhe në Gramsh-Moglicë, në zonën e hidrocentralit ka probleme me rrëshqitjen e dheut dhe gurëve. Sipas gazetarit Kozarja, situata me lumin Shkumbin këtë rast ishte disi e paprecedentë dhe kjo shton ai ka ardhur nga mungesa e investimeve. s.b/abcews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!