Zhupa: Veliaj planifikon ndërtimin e disa kullave në hyrje të liqenit

schedule13:56 - 24 Mars, 2019

schedule 13:56 - 24 Mars, 2019

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar kreun e bashkisë Tiranë Erjon Veliaj se po bën gati infrastrukturën për disa kulla që pritet të ndërtohen në zonën e Gardës së Republikës në hyrje të Liqenit Artificial.

Kryebashkiaku, vetëm 4 ditë përpara zyrtarizimit të kandidaturës së tij për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Tiranë, sipas selisë blu ka shpallur një tender për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra.

Rruga sipas demokratëve nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin edhe pse pritet të marrë rreth 2 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë.

Ajo do të lidhë zonën e gardës me Rrugën e Kosovarëve, sipas Zhupës, për të ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që Veliaj po planifikon të ndërtojë aty më vonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!