Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zhgënjimi i Giroud: Aspak dakord me Lampard, nuk e pranoj stolin

schedule14:26 - 13 Tetor, 2019

schedule 14:26 - 13 Tetor, 2019

Një kampion bote e ka të vështirë të qëndrojë në stol. Oliver Giroud është aktivizuar vetëm 100 minuta në kampionat dhe 17 minuta në Champions League në këtë fillim sezoni.

Tammy Abraham është zgjedhja e parë e Frank Lampard dhe sulmuesi francez i Chelsea nuk e fsheh zhgënjimin e tij. Në një prononcim për Le Pelerin, 33-vjeçari, të cilit i përfundon kontrata me “Blutë e Londrës” në fund të sezonit, flet për mungesën e aktivizimit.

“Nuk e pranoj dot këtë situatë. Nuk mund të jem fatalist në të tilla kushte. Kam treguar gjithmonë respekt dhe përulësi. Nuk jam dakord me vendimet e trajnerit, por nuk e kritikoj. Gjithsesi, e di se sa vlej dhe nuk mund ta pranoj mungesën e aktivizimit”, thekson Oliver Giroud. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!