Zheji: SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë për Berishën. Minxhozi: Ish-kryeministri nuk ka qene kurrë i ngacmuar nga drejtësia

schedule20:32 - 23 Janar, 2024

schedule 20:32 - 23 Janar, 2024

Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të marte në SPAK pas muajsh të tërë duke bërë manovra me masën e tij të sigurisë.

Analisti Artur Zheji ka thënë në emisionin “Real Story” se kjo mund të ketë dy anë të historisë, ku e dyta është që SPAK mund të ketë përgatitur një goditje më të fortë në vazhdim.

Ndërsa, analisti Skënder Minxhozi ndau të njëjtin mendim, por duke theksuar se ish-kryeministri nuk ka qene kurrë i ngacmuar nga drejtësia, si në ’97 apo për çështjen ‘Gërdeci’ dhe për ’21 Janarin’.

Zheji: SPAK ndoshta janë me të vërtetë jashtëzakonisht të kënaqur dhe nuk u besohet që po u vjen Saliu, doktori aty si “Çeçua”, kur hyn kërkon gjeneralitete me avokat. I duket kaq magjike, sa po e tolerojnë këtë pjesë. Ky është leximi i parë. Ndërsa leximi i dytë është që ndoshta kanë përgatitur një goditje të dytë shumë të fortë dhe e lënë këtë teatrin e vogël sepse më pas do të vijë një goditje e madhe e akuzës dhe investigimit që ata bëjnë. Këto dy aludime shoh unë, por prirem të besoj të parë. Akoma nuk arrij ta besoj, sepse po ta marrim regjistrat e historisë, është hera e parë që doktori kapërcen dyert e drejtësisë.

Minxhozi: Ajo që thotë Zheji bën sens nëse vendoset në kontekstin shqiptar, që Berisha nuk ka qene kurrë i ngacmuar nga drejtësia. Ka kaluar ato vitet e famshme 97-98, Gërdecin, 21 Janarin deri tani të paktën. Janë momente ku mosprezenca e drejtësisë së këtij shteti është ulëritëse. Një ngjarje me 4 të vrarë, dy janë pa autorë në mes të Tiranë me 30 kamera që janë non stop. Imagjino nivelin e dokumentimit faktik të provave që ka qene prokuroria në gjendje të mbledh dhe nuk i ka mbledhur. Kur nuk gjendet se kush i vrau dy njerëz nga 4 në Bulervardin e Tiranës nuk kanë si gjenden në Sarandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!