Kanë nisur replikat në emisionin “Real Story” mes dy analistëve, Artur Zheji dhe Skënder Minxhozi, të cilët kanë deklaruar se Sali Berisha ka qene një provokator i paparë.
Sipas analistëve, ish-kryeministri nuk ka asnjë suport të protestuesve të Lulzim Bashës në protestat kombëtare.
“Do doja të përdorja një batutë Kapi dhe S’kapi. Do thoja që Doktori ka qene një provokator i paparë ndaj atij S’kapi dhe duket sikur e vuri ai përpara një përgjegjësie SPAK të vepronte në bazë të gjithë proceduarave përkatëse. Kjo do të thotë thotë që mospërputhja me mbrojtjen e Kushtetuës, atij nuk i pi ujë as kjo gjë. Nuk jam dakord me Minxhozin. Tani është një situatë e dhimbshme”, tha Zheji.
“Berisha ndodhi në këtë pikë që ndodhet dhe ne nuk e dinim derisa u verifikua pas nisjes së hetimeve. Ndodhet sepse ai sot nuk ka asnjë franksion të suportit popullor dhe të atyre protestuesve që Lulzim Basha i kishte në çdo njërën prej 8 revoltave të protestave kombëtare, jo shumë larg prej këtej, por në vitin 2019. Nëse PD-ja do të kishte vetëm 1/10 e atyre njerëzve, do t’i mjaftonin që ai ta fuste Tiranën në një lloj turbullire. Besoj që biem dakord për këtë gjë, që kjo gjendje e re e Berishës është një gjë që ne po e zbulojmë dora dorës. Mjafton që të shohim atë copë letër, e cila shumë pak kohë më parë do na dukej një sajes me Inteligjencën Artificiale“, tha Minxhozi./abcnews.al