Autoritetet kanë nisur kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit Erlado Nevrozi, i cili dyshohet se është vrarë nga 43-vjeçari Gerlad Shehu.
Ngjarje kjo e ndodhur në Himarë mesnatës së mërkurës. Ndërkohë sipas informacioneve makina e autorit të dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit është gjetur në Sarandë. ABC News ka siguruar foton e automjetit tip “Audi”, që rezulton me targa angleze.
Një grup ekspertësh po bën ekzaminimet për të parë nëse ka gjurmë të personit të zhdukur. Ka dyshime se autori ka transportuar me makinë pas ngjarjes në hotel.
/abcnews.al/