Lajmi i ditës sot në Kosovë ishte “zhdukja” nga thesari i shtetit i mbi 2 milionë eurove tek një operator ekonomik, e për këtë u arrestua një person dhe 2 të tjerë janë në arrati.
E ndërsa kryeministri Hoti ende nuk ka reaguar, ironia nuk mungon, mes të cilëve edhe nga aktori e producenti kosovar, Shkumbin Istrefi.
“Ma merr mendja qe 2 milion euro sigurisht jane transferu diku per interes te Kosoves, por pse e kujt eshte Top Secret dhe do te zbulohet vetem pas 100 vjetesh.
Eh keshtu e kane sekretet shteterore”, shkruan ai në FB./ db/Abcnews.al