“Zhdukini këta fytyra, po fundosin ekipet e jugut”, shpërthen presidenti italian

schedule18:36 - 9 Maj, 2021

schedule 18:36 - 9 Maj, 2021

Benevento humbi 1-3 sot ndaj Cagliarit, rezultat që mund të sjellë rrëzimin e “Shtrigave” në Serie B, edhe pse janë për t’u luajtur edhe tre javë deri në fund. Vendasit fituan një penallti në minutën e 86-të, por arbitri kryesor ndërroi mendje pasi kërkoi ndihmën e VAR-it.

Cagliari realizoi edhe golin e tretë në minutat shtesë, duke marrë tre pikë të arta për objektivin mbijetesë. Te Benevento janë të zemëruar me gjykimin. Presidenti Oreste Vigorito nuk është përmbajtur aspak në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa trajneri Pippo Inzaghi ndihet i vjedhur.

VIGORITO – “Kur duan të vrasin një skuadër jugore dërgojnë Mazzolenin për të arbitruar. Ky as në monitor nuk di të shohë mirë. Rastin e penalltisë e pa e gjithë Italia, vetëm Mazzoleni nuk e pa. Më mirë ta heqim VAR-in, është kthyer në justifikim për budallallëqet e tyre.

Ne po humbasim një vit plot sakrifica, ndërsa Mazzoleni qëndron rehat dhe ndërron vendimet arbitrare, turp i madh. Nuk jam ankuar kurrë për 15 vite, por këta zotërinj që nuk dinë të shohin VAR-in duhet të rikthehen në shtëpi”.

 

Renditja e Serie A

INZAGHI – “Jam krenar për djemtë e mi, duhet të vazhdojmë të besojmë që mund të shpëtojmë. Trishtimi është i madh sot, lojtarët po qanin, pasi e ndjenin se ishin vjedhur. Është e shpifur, nuk mund të rrëzohemi në këtë mënyrë nga kategoria”. /abcnews.al