FIER – Një 42-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Policia e Fierit raporton se bëhet fjalë për shtetasin J.P, 42-vjeç.
Ka qenë bashkëshortja e tij shtetasja S. P., 32 vjeçe, banuese në Fier e cila ka bërë kallëzim se 42-vjeçari është larguar nga banesa në datë 26.03.2022 dhe nuk është kthyer më.
Sipas policisë, po punohet për gjetjen e 42-vjeçarit./abcnews.al/