Zhduket një gazetare e Hong Kongut në Kinë

schedule09:31 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 09:31 - 1 Dhjetor, 2023

Gazetarja e të përditshmes “South China Morning Post” me bazë në Hong Kong, Minnie Chan, thuhet se është zhdukur gjatë një udhëtimi në Kinë. Sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo News”, gazetarja Chan, fituese e disa çmimeve  ka humbur kontaktet pasi kishte udhëtuar në kryeqytetin kinez Pekin për të mbuluar Forumin Xiangshan.

Forumi treditor ndërkombëtar i sigurisë përfundoi më 31 tetor. Njerëzit, kryesisht miqtë e saj, thanë se raporti “shprehte shqetësimet e tyre se Chan mund të jetë nën hetim nga autoritetet kineze”.

Punëdhënësi i saj tha se ajo ishte “aktualisht në pushim personal” pa dhënë detaje të mëtejshme.

Chan ka punuar për gazetën me bazë në Hong Kong që nga viti 2005, kryesisht duke mbuluar mbrojtjen dhe diplomacinë në Kinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!