Zhduket në liqen futbollistja shqiptare

schedule14:31 - 30 Qershor, 2019

schedule 14:31 - 30 Qershor, 2019

Moment ankthi për futbollisten me origjinë shqiptare Florjjana Ismaili. 24-vjeçarja kapitene e skuadrës Jong Bojs në Zvicër, është zhdukur pasditen e të shtunës në Liqenin e Comos në Itali pasi u fut të notonte me një miken e saj

Florjana Ismaili, futbollistja dhe kapitenia 24-vjeçarja e Jong Bojs, në Zvicër është zhdukur pasditen e të shtunës pasi u fut të notonte në Liqenin e Comos në Itali. Ishte pikërisht ekipi i saj që konfirmoi lajmin. Policia vazhdon kërkimet me shpresën se e reja do të gjendet por për momentin nuk jepen detaje të tjera.

Kërkimi për futbollisten zvicerane me origjinë shqiptare rifilluan mëngjesin e të dielës ndërsa policia vijon hetimet.

Sipas të dhënave të para Floriana së bashku me një miken e saj morën një varkë me qira dhe u larguan nga bregu pasditen e së shtunës, në orën 16.00. Më pas ajo është hedhur në ujë.

Duke mos e parë më në sipërfaqe mikja e saj mendoi se po bënte shaka, por pas disa minutash kuptoi se diçka kishte ndodhur dhe nisi të thërriste me të lartë emrin e saj. Më pas ajo lajmëroi urgjencën duke thënë se mikja e saj ishte hedhur në ujë dhe ishte zhdukur./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!