Zhduket 19-vjeçarja në Tiranë, babai e denoncon në polici

schedule09:57 - 16 Maj, 2022

schedule 09:57 - 16 Maj, 2022

Një 19-vjeçare është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më në Tiranë. Ka qenë babai i të resë që ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e vajzës së tij.

Policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e saj.

“Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!