Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë dhe nuk është kthyer ende.
Ka qenë nëna e së miturës ajo që ka kërkuar ndihmë në polici, ndërsa po punohet për gjetjen e saj.
“Më datë 24.08.2022, shtetasja Xh. Q., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. Q., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.