Teksa Kina vijon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, në Wuhan ku është edhe epiqendra e virusit janë zhdukur dy gazetarë.
Sipas mediave ta huaja, dy gazetarët po përpiqeshin të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e kthyer në epiqendrën e shpërthimit epidemik.
Fang Bin dhe Chen Qiushi ishin të vendosur të dy për të përcjellë atë që mund të zbulonin për krizën, duke raportuar nga Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei.
Ata postuan video në internet, shkëmbyen fotografi dhe histori dramatike nga brenda qytetit të karantinuar që është izoluar nga pjesa tjetër e vendit.
Si rezultat, ata morën mijëra shikime në videot e tyre. Por të dy ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, dhe në kanalet e tyre online nuk përcillet më asgjë. Videot e tij të para për virusin, Fang Bin i kishte postuar në 25 janar në Youtube, i cili është i ndaluar në Kinë, por aksesueshëm përmes kanaleve private virtuale VPN.
OBSH sakaq pretendon se rastet me koronavirus nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës. Përjashtimi i vetëm është në një anije të ankoruar në Japoni, ku numri i të infektuarve është rritur në 218, nga 174 sa ishte.
/abcnews.al