Mund të konsiderohet si një nisje e “zjarrtë”. “Djajtë e Kuq” të Belgjikës kanë arritur të zhbllokojnë herët sfidën ndaj Rumanisë, duke lënë pas krahëve gjithçka ndodhi në disfatën e parë të Euro 2024, ndaj Sllovakisë.
Një aksion perfekt i “Djajve” është finalizuar nga “fantazisti” i mesfushës Youri Tielemans, i cili me një goditje potente në hyrje të zonës dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al