Pas disa përpjekjesh për gol, si dhe një rrjetë të anulluar, nga sistemi VAR, “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur të gjejnë avantazhin, në pjesën e parë të sfidës, ndaj “Durrsakëve” të Teutës, duke filluar kështu festën e të pranishmëve në “Arenën e Demave”.
Pas një 11-metërshi të akorduar nga arbitri kryesor, “fantazisti” i skuadrës së Orges Shehit, Tedi Cara nuk gabon dhe nga pika e bardhë dërgon topin në rrjetën e “Djemve të Detit”. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: