Zhbllokimi i Muriqit: Falënderoj shokët për mbështetjen, nuk ndalem më

schedule15:28 - 22 Janar, 2021

schedule 15:28 - 22 Janar, 2021

Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 2-1 që arriti Lazio mbrëmjen e kaluar përballë Parmës. Bardhekaltrit u kualifikuan në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Atalantën.

Sulmuesi dardan goditi shtyllën në pjesën e parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e fundit. Një realizim fantastik me kokë, por që u ndihmua edhe nga devijimi i portierit të ekipit emilian.

Një zhbllokim për bomberin e Lazios, i cili foli pas sfidës për Lazio Style Channel. “Jam i lumtur për golin dhe fitoren që arritëm. Falënderoj shokët e skuadrës që më kanë mbështetur gjithmonë, edhe kur goli ka munguar.

Shpresoj të jem zhbllokuar me këtë gol, në mënyrë që të shënoj të tjerë gola të rëndësishëm për të ndihmuar skuadrën“, deklaroi 26-vjeçari nga Prizreni. /abcnews.al