Ish-mbrojtësi i Kukësit në Superiore, Vangjo Zguro, mbylli një sezon shumë të mirë në Amerikë me skuadrën e Chattanooga. Mbrojtësi anësor vendosi të ndërpresë bashëkpunimin me klubin amerikan dhe është në pritje të ofertave.
Me anë të Facebook të tij zyrtar, Zguro nuk harroi tifozët që e kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit, si dhe stafin teknik. Me një mesazh të publikuar pak çaste më parë, Zguro shkroi: “Do të doja të thosha një “faleminderit” të madhe për të gjithë fansat e Chattanooga dhe për stafin teknik.
Për të gjithë ata që na kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit. Chattanooga gjithmonë do të mbetet në zemrën time dhe do të jetë si shtëpi e dytë. I uroj më të mirat skuadrës dhe sa më shumë sukses në të ardhmen! Faleminderit, Vangjel Zguro.”/abcnews.al