Zguri: KQZ miratoi 3 akte nënligjore për financimin e partive politike

schedule13:38 - 11 Prill, 2019

schedule 13:38 - 11 Prill, 2019

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klemed Zguri përmes një deklarate për media ka njoftuar miratimin e tre akteve nënligjore me qëllim plotësimin e kuadrit ligjor që rregullon financimin e partive politike për fushatat elektorale.

Zguri: “Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi 3 akte nënligjore:

Për procedurën e kontrollit dhe verifikimit të financimeve dhe shpenzimeve të partive politike dhe fushatës zgjedhore”.

“Për miratimin e formateve të standartizuara të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik. Raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore dhe raportit të monitorimit të fushatës zgjedhore”.

 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr.1, datë 31.05.2017 “Për përdorimin e materialeve propagandistike dhe vendet për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

të tre aktet i shërbejnë objektivit për ritjen e transaprencës financiare të fushatave për financimin e partive politke dhe marrin rëndësi të veçantë se përfaqësojnë një copë të mirëfilltë reforme në një kohë kur politika është pushtuar nga palëvizshmëria. Reforma zgjedhore nuk po shënon dot progres, por KQZ po adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR brenda kompetencave që i njeh ligji. Në zgjedhjet e ardhshme nuk do raportojnë vetëm partitë, por edhe kandidatët. Kjo do thotë transparencë, më pak informalitet, më shumë barazi e ndershmëri në konkurim”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!