Një nga futbollistët më të mirë të historisë, Diego Maradona dje i është nënshtruar një operacioni në tru për shkak të një goditje të befasishme. Pas disa orësh gjithçka ka përfunduar me sukses dhe ish-kampioni i Botës është në gjendje të stabilizuar.
Nga Spanja raportohet se ish-ylli i Barcelonës dhe Napolit është zgjuar, madje mësohen edhe fjalët e tij të para pas daljes së efektit të qetësuesve. Maradona është zgjuar me një pyetje, që në atë moment askush nuk do e mendonte. Mësohet se ai është shprehur: “Sa doli River Plate?”

Kujtojmë se Maradona është ish-lojtar dhe tifoz i çmendur i Boca Juniors dhe rezultatet e kundërshtarit të përjetshëm janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Fatmirësisht Maradona u zgjua me lajm të mirë.
Dje nisi edicioni i ri i futbollistik në Argjentinë dhe River Plate humbi në shtëpi. Banfield i bëri dhuratë Maradonës, duke mundur 1-3 gjigantët latinë. /abcnews.al