“Zgjohesha natën pa frymë”, Argjira Spanca tregon problemet shëndetësore: Jam marrë pafund me analiza

schedule16:46 - 17 Korrik, 2022

schedule 16:46 - 17 Korrik, 2022

Moderatorja e njohur, Argjira Spanca ka treguar se muajit e fundit ka patur disa probleme shëndetësore. Përmes disa videove në Instagram, ajo ka zbuluar se ka pasur probleme me mushkritë, madje zgjohej natën pa frymë.

Sakaq, moderatorja ka dhënë edhe një këshillë për të gjithë fansat e saj që të kujdesen për veten.

“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkritë për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes. Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdesuni për veten sa të mos jetë vonë”, u shpreh Argjira.

Kujtojmë që moderatorja jeton prej disa vitesh në Shqipëri, ku bashkëjeton me balerinin Graciano Tagani. Ata janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku dhe komentohen vazhdimisht për energjinë që trasmetojnë së bashku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!