“Zgjidhje institucionale”, çfarë kërkon Sokol Kushta për Flamurtarin

schedule19:15 - 28 Shtator, 2019

schedule 19:15 - 28 Shtator, 2019

Legjenda e Flamurtarit, Sokol Kushta, mendon se duhet zgjidhje institucionale për të shpëtuar klubin vlonjat. Ish-sulmuesi i shquar gjykon se miratimi i ligjeve për sportin do të ishte shpëtim për gjithë futbollin shqiptar.

Nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje. Të paktën nuk mbahen mend kohët kur Flamurtari diskutonte mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, diçka që i djeg shumë sidomos brezit të viteve 80-të. Njëri prej tyre, legjenda Sokol Kushta, thekson në intervistën për Abc Neës-in, se zgjidhja për klubin vlonjat, mund të jetë vetëm institucionale.

Ish-sulmuesi i shquar thekson se është në këtë gjendje nuk mund të fajësohet as bashkia dhe as administratori Idrizi, pasi fajet mund të dalin vetëm pasi të miratohet paketa ligjore për sportin, nga ana e parlamentit shqiptar.

Kjo, sipas Kushtës, është zgjidhja e vetme jo vetëm për Flamurtarin, por për gjithë futbollin shqiptar. Momentin që po kalon klubi vlonjat, ai e cilëson kaos të plotë, diçka që nuk është parë kurrë, ndërsa thotë se kjo nuk mund të zgjidhet me mënyra vullnetare, me dhurime nga ana e tifozëve.

Duke qenë pjesë e këshillit bashkiak të Vlorës, Sokol Kushta ka propozuar miratimin e një fondi emergjence nga ana e Bashkisë për të shpëtuar skuadrën e futbollit për momentin, në pritje të vendimeve të qeverisë dhe të parlamentit./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!