Zgjidhja e çështjes se emrit te Maqedonise, zv/kryeministri shprehet optimist

schedule19:29 - 9 Janar, 2018

schedule 19:29 - 9 Janar, 2018

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje Europiane, Bujar Osmani, është shprehur optimist për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë pas vizitës zyrtare në Athinë. Ai nënvizon se një propozim zyrtar do të bëhet publik nga ndërmjetësuesi Methju Nimic në mbledhjen e ardhshme që zhvillohet në Nju Jork.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje Europiane Bujar Osmani tha se 2018-ta është vit historik për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Duke folur pas takimit që zhvilloi në Athinë me shefin e diplomacisë greke Nikos Kocijas dhe me zëvendësministrin për punë të jashtme për çështje evropiane dhe raporte ekonomike ndërkombëtare, Jorgos Katrugalos, ai nënvizoi se të gjitha propozimet për emrin që janë publikuar në media janë spekulime. Osmani për TV21 të Maqedonisë nënvizoi se një propozim konkret pritet të bëhet nga ndërmjetësuesi Methju Nimic.
Shefi i sekretariatit për çështje evropiane, pohon se në qoftë se problemi me Greqinë nuk zgjidhet brenda muajve të parë të vitit 2018, i gjithë proces i cili rifilloi dhe u nis me kapacitet të plotë, do të humbasë kuptimin.

Ndërkohë, lidhur me takimin, ministri i jashtëm i Greqisë nuk ka bërë ndonjë deklaratë. Por më herët gjatë një interviste për mediat vendase, Kocias bëri të ditur se Athina zyrtare tashmë ka përcaktuar propozimin për emrin e Maqedonisë. Zyrtari i qeverisë greke tha se propozimi do të shpaloset në negociatat e radhës, të cilat do të mbahen me 17 janar në Nju Jork./abcnews.al