Zgjidhet pasuesja e Merkel

schedule21:28 - 7 Dhjetor, 2018

schedule 21:28 - 7 Dhjetor, 2018

Do të jetë sërish një grua që do të drejtojë Unionin Kristian Demokrat që në prej 12 vitesh qeverisë Gjermaninë. Kongresi i kësaj partie ka zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer për të pasuar Angela Merkel, e cila është larguar mes emocionesh.

Unioni Kristian Demokrat i Gjermanisë ka zgjedhur të premten Annegret Kramp-Karrenbauer si kryetaren e re të partisë. Delegatët e mbledhur në Kongresin e CDU-së e votuan atë për të pasuar në këtë detyrë kancelaren Angela Merkel, që njoftoi dorëheqjen pak muaj më parë. Karrenbauer, e thirrur shkurt edhe me inicialet e saj AKK, siguroi shumicën e votave në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe shkoi në balotazh me kandidatin Fridrih Merc.

Nga 999 vota të vlefshme, 517 shkuan për Karrenbauer dhe 482 për Merc. Në fjalimin e mbajtur, Karrenbauer falenderoi të gjithë për besimin, si dhe rivalët e saj Merc dhe Jens Shpahn për garën e ndershme.

“Një garë që e kanë zili të gjitha partitë e që na nxit të ecim përpara”, tha 56-vjeçarja.

Nga ana e tyre, Merc dhe Shpan pranuan rezultatin dhe u bënë thirrje mbështetësve që nga sot të mbështesin pa asnjë rezervë të zgjedhurën e re. Në raundin e parë të zgjedhjeve, Karrenbauer u rendit e para me 45 për qind të votave, Merc i dyti me 39 për qind dhe Shpahn i treti me 16 për qind.

Angela Merkel uroi përzemërsisht Karrenbauer, që gjatë karrierës politike ka qenë e preferuara e saj. Në fjalimin e lamtumirës pas 18 vjet drejtim, kancelarja tha me një zë të brishtë dhe me emocione se për të kishte qenë një privilegj dhe një kënaqësi e madhe të drejtonte CDU-në.

“Ju falenderoj të gjithëve”, tha Merkel në fund të fjalimit që zgjati 34 minuta e që u shoqërua me ovacione për 10 minuta të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!