Zgjerohet Task-Forca për kontrollin e farmacive

schedule11:14 - 28 Mars, 2019

schedule 11:14 - 28 Mars, 2019

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është zgjeruar Task-Forca e ushtrimit të kontrollit të barnave, duke përfshirë anëtarë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës, prej disa kohësh ka nisur edhe një hetim në lidhje me stokun e barnave të skaduara, ku rreth 93 % e tyre në farmacinë qendrore të QSUT-së në Maj 2018 ishin të skaduara dhe vetëm 7 % e tyre ishin ende të përdorshme për pacientët.

Prokuroria e Tiranës e ka përqendruar hetimin në identifikimin e personave përgjegjës, të cilët dyshohet të kenë shkaktuar këtë dëm financiar deri në 7 milionë euro.

Hetimi ka përfshirë zyrtarë që kanë lejuar apo blerë medikamente në sasi të mëdha, pranë afatit të kadencës. Gjithashtu dhe ata që nuk i kanë përdorur para skadimit këto barna, si edhe sasi të tjera të dhuruara të cilat kanë shkuar dëm.

Kjo lloj praktike e tenderimeve të barnave të blera për farmacinë qendrore të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, ka shkaktuar një stok të barnave, ku referuar të dhënave të vitit të shkuar vetëm 7 % e tyre ishte e përdorshme.

Qindra e  mijëra medikamente mjekësore të skaduara janë stok, ndërkohë që pacientët përballen me mungesën e barnave dhe detyrohen t’i blejnë kundrejt çmimeve të larta në farmacitë private.

Sipas prokurorisë, barnat e skaduara ishin akumuluar gjatë  viteve 2012-2018. Ky skandal u zbulua pas një kallëzimi që kanë bërë vitin e kaluar nga 6 punonjës të Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor./abcnews.al