“Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme”/ Shala: Sulmi izraelit i paralajmëruar nga SHBA

schedule17:24 - 13 Qershor, 2025

schedule 17:24 - 13 Qershor, 2025

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Drizan Sala në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News foli për konfliktin në Lindjen e Mesme, duke u ndalur tek sulmi izraelit në Iran.

Gjatë intervistës, Shala tha se sulmi izraelit u paralajmërua nga SHBA.

“Lindja e Mesme tani ka një shtrirje shumëdimensionale të trajtimit të këtij problemi. Irani ka thënë se do të mbrohet nga agresori. Çështjet janë shumë komplekse. Dhe në këtë kaos në Lindjen e Mesme i përmasave të tilla që është paralajmëruar është shumë kaotik. Mund të themi që kufijtë ushtarak politik do të ndryshojnë. Ankaraja zyrtare ka reaguar dhe ka pasur një shqetësim”, tha ai.

Sa i përket ndikimit apo situatës në Ballkan, ai tha se konflikti në Lindjen e Mesme me gjasë do të zgjerohet

“Mund të themi se kemi hyrë në një luftë botërore në përmasa të shpërndara në luftëra rajonale, ku Europa është po ashtu e shqetësuar. Pasi është thënë që deri në 2030 Evropa do të jetë në një konfrontim me shtetin rus. Ndërsa kemi rastin e Ballkanit, dhe nga qëndrimet e Beogradit. Duhet thënë që lufta e “hijeve” apo spiunazhit, inteligjencës, Ballkani Perëndimor do të jetë i cak, por Shqipëria do të jetë targeti kryesor i aktiviteteve të spiunazhit që mund të prodhojnë edhe situata.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!