Zgjerohet harta, një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të koronavirusit

schedule11:46 - 3 Maj, 2020

schedule 11:46 - 3 Maj, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 6 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vendit tonë rritet në 795.

Sa i përket rasteve të reja, katër janë konfirmuar në Krujë, një në Kurbin dhe një tjetër në Tiranë.

Lexo edhe: Lajm i mirë: 67% e të prekurve nga COVID-19 janë shëruar

Lajmi i mirë është që, sipas MSH, nga 795 raste të konfirmuara, në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjithashtu, një tjetër lajm i mirë është fakti se gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit. Bëhet fjalë për Fierin ndërsa në total numri i të shëruarve në vend është 531.

Ndarja sipas qyteteve e rasteve aktive:

Krujë 91
Tiranë 90
Kurbin 20
Shkodër 17
Kukës 5
Elbasan 2
Mirditë 2
Berat 2
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!