Zgjerimi i Tiranë-Durrës/ Projekti parashikohet të kushtojë 298.8 milionë euro

schedule17:12 - 19 Gusht, 2024

schedule 17:12 - 19 Gusht, 2024

Ndërhyrja për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës mbetet një ndër projektet kryesore në vend. Qeveria ka miratuar programin e politikave prioritare 2025-2027 ku janë konfirmuar një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore e e hekurudhore. Pas ndërhyrjes në autostradën  Tiranë-Durrës do të shtohet me 2 korsi nga secila anë dhe pritet   të kushtojë 298.8 milionë euro. Punimet mendohen të nisin në vjeshtë pas rënies së fluksit turistik në vend. Nga studimi nuk parashikohet të preken  rrugët dytësore dhe bizneset, pra nuk do ketë shpronësime masive por  mund të ketë disa zona që afrohen më shumë me shtratin e rrugës. Njëkohësisht me këtë projekt  parashikohet që të ndërhyhet edhe në rrugën e vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Ky projekt parashikohet  të ketë një kosto prej 87 milionë eurosh.

Korridori i 8 gjithashtu vijon të konsiderohet prioritet ndërsa do të rehabilitohet aksi Elbasan –Lekaj.

Një tjetër projekt i rëndësishëm në programin e politikave konfirmohet edhe rehabilitimi i hekurudhës Vorë –Hani i Hotit. Vlera e këtij projekti parashikohet të jetë 313 milionë euro.

Në total në dokumentin e projekteve  listohen 51 të tilla të cilat vlerësohen në fazë të avancuar  pasi ka përfunduar studimi i fizibilitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!