Opozita parlamentare nuk do të votojë në kuvend asnjë marrëveshje të arritur nga Këshilli Politik që nuk plotëson kushtet e tyre, mes të cilave dhe listat e hapura të kandidatëve për deputetë.
Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja për abcnews.al, 3 përfaqësuesit e opozitës parlamentare pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim kanë deklaruar kundërshtimin e tyre për marrëveshjen e arritur. Ata insistojnë për ndryshim të sistemit zgjedhor.
Lexo edhe: Kanë kartonët për Zgjedhoren, krerët e opozitës parlamentare mbërrijnë tek rezidenca e Yuri Kim
Deputeti Myslym Murrizi pas takimit deklaroi:
“Nuk votojmë në parlament asnjë marrëveshje të pjesëtarëve të dosjes 184, Damian Gjiknuri. Kërkojmë listat e hapura, administratë zgjedhore jo politike, votë emigrantësh. Pa këto kushte që i kemi kërkuar prej 15 muajsh, nuk votojmë asnjë marrëveshje”, tha ai.
Kujtojmë që mazhoranca duhet të sigurojë shumicën e votave në parlament, për të kaluar ndryshimet e bëra për Reformën Zgjedhore.
Që të ndodhë kjo, duhen votat e deputetëve që drejtohen nga Edmond Stojku, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari dhe Nimet Musai. /abcnews.al