Foltorja bllokon “zgjedhoren”/ Pengoi mbledhjen e komisionit parlamentar bipartizan

schedule11:17 - 19 Janar, 2024

schedule 11:17 - 19 Janar, 2024

Mbledhja, e shumëpritur. Bllokimi, aspak i papritur.

Deputetët e Berishës e Bardhi mbushën sallën duke zënë të gjitha karriget e anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kur Socialistët hynë brenda, nuk kishin ku të uleshin.

Albana Vokshi kishte zënë karrigen e Gjiknurit, ndërsa Lindita Metaliaj, të Alibeajt.

Ky i fundit, as nuk e provoi fare të vinte në mbledhje.

Pas 5 minustash, socialistët u larguan nga salla.

Gazment Bardhi tha se nuk mund të uleshin kur opozitën e përfaqëson në drejtim Alibeaj, e jo Bylykbashi që ka mbështetje më të madhe.

PS synoi zhvillimin e mbledhjes online, por Alibeaj nuk pranoi dhe u shfaq në një deklratë në parti.

Në pritje të mënyrës se si do të zhvillohet mbledhja, Gjiknuri dhe Alibeaj janë dakordësuar për një program pune. I cili, sipas dokumentit parashikonte ta mbyllte reformën brenda 25 marsit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!