Për Kristaq Kumen, ish kryetar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, partitë politike nuk duhet të varin shpresat te faktori ndërkombëtar për sa i përket kapërcimit të ngërcit për reformën zgjedhore.
“Faktori ndërkombëtar është shprehur se është i gatshëm të ndihmojë teknikisht. Ndërhyrjen në ngarkesën politike, nuk do ndërhyjë për të zgjidhur ngërcin, por në variantin e dytë që thash, me ekspertë jashtë partive, mund ta propozojë si mundësi. Si në rastin e 2020. Pra, nuk mund t’i varim shpresat te faktori ndërkombëtar.” u shpreh Kume në një lidhje skype me Tirana Live, në ABC Neës.
Sa i përket vendimin të Gjykatës Kushtetueses lidhur me herësin, Kume tha se Kuvendi është i detyruar ta pasqyrojë këtë kërkesë që vjen nga Kushtetuesja
“Lidhur me herësin, është një problem që duhet trajtuar dhe do trajtohet edhe nëse komisioni nuk do funksionojë, apo edhe mundësia e dytë, Kuvendi është i detyruar ta pasqyrojë këtë kërkesë që vjen nga kushtetuesja. Zgjedhjet atakohen në kushtetuese, vendimet e kushtetueses prodhojnë efekte kushtetuese.
Nuk ka për të ndodhur të mos bëhen 84 vota, nëse nuk bëhet ky ndryshim që kërkon gjykata kushtetuese, zgjedhjet nuk mund të jenë zgjedhje si një proces kushtetues.” -përfundoi Kume./abcnews.al