“Zgjedhorja” konflikton demokratët, Petrit Vasili: Skenë e neveritshme e improvizuar nga PS

schedule17:23 - 6 Tetor, 2023

schedule 17:23 - 6 Tetor, 2023

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se konflikti brenda Partisë Demokratike në lidhje me përfaqësuesit e opozitës për komisionin e Reformës Zgjedhore, është një skenë e neveritshme e improvizuar nga Partia Socialiste.

Në një intervistë për ABC News, Vasili u shpreh se mazhoranca ka goditur shtyllën kryesore të parlamentit.

Sipas Vasilit, opozita është shumë e interesuar që të vërë në lëvizje Reformën Zgjedhore.

“Këto janë ditët më të zeza të parlamentit, sepse rregullorja është shumë e qartë. Vetëm një banditizëm parlamentar mund të vërë në disktim këtë gjë. Në mënyrë të natyrshme, grupit më të madh të deputetëve, mbi 40 deputetë, u përket me rregullore e drejta të propozojnë përfaqësuesit, ndryshimet eventuale dhe çdo gjë. Nuk është çështje votimi. Komisionet e përbashkëta Ad Hoc, janë votime konsensuale, pra secila palë përcakton përfaqësuesit e vet, dhe pala tjetër, në mënyrë automatike, voton. Ky është thelbi. Të gjithë këto skena të neveritshme që improvizon PS, në sallë, sigurisht, kanë bërë një gjë shumë të rëndë, që republikën parlamentare, që buron nga parlamenti, i kanë goditur shtyllë kryesore parlamentit dhe e kanë kthyer parlamentin në atë situatë që e keni parë. Ndryshimet janë logjike në mënyrë të plotë.

Ju e dini shumë mirë që komisioni ka 2 vjet i cili është ngritur, por nuk ka funksionuar kurrë. Opozita e vërtetë e parlamentit, është shumë e interesuar që të vërë në lëvizje reformën, të bëhen ndryshime thelbësore në Kodin Zgjedhor, të shkojmë drejt një kuadri zgjedhor sa më të përshtatshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!