“Zgjedhorja” konflikton demokratët/ Berisha paralajmëron se nuk do e njohë reformën me Alibeajn

schedule16:08 - 6 Tetor, 2023

schedule 16:08 - 6 Tetor, 2023

Mbrëmjen e së enjtes, kur parlamenti duhet të votonte, deputetët e dy grupeve të bashkuara, të Bardhit dhe të Berishës, bllokuan seancën, duke u shpërndarë tek karriget e ministrave, të kryetares së Kuvendit dhe bllokuan Foltoren.

Kjo ndodhi mbas një debati të ashpër, mes Bashës e Bardhit dhe molla e sherrit është përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Berisha dhe Bardhi siç duket nuk e pranojnë në mënyrë kategorike Enkelejd Alibeajn e Bashës, të bashkëdrejtojë Komisionin për të bërë ligjin e ri zgjedhor dhe në karrigen e tij, duan të vendosin Oerd Bylykbashin dhe disa deputetë të tjerë të tyre. Berisha ka folur këtë të premte për këtë dhe paralajmëron se nuk do e njoh reformën, nëse atë e bën Lulzim Basha me Partinë Socialiste-në.

“Nuk mund të pranojmë një kryetar që cakton Edi Rama, por përgjegjësia do të bjerë mbi ata që e çojnë vendin drejt destabilizimit”.

Mazhoranca është përpara një zgjedhje për të bërë. Më parë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Cuci ka deklaruar se kërkesa e Gazment Bardhit, do të futet në votim në Parlament por kjo ende nuk ka ndodhur, çka shkakton përplajse dy javët e fundit mes demokratëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!