“Zgjedhorja”, komisioni mblidhet të premten/ Pampuri: Detyrim i palëve të ulen, votojmë nëse plotësohen kërkesat tona

schedule13:28 - 16 Janar, 2024

schedule 13:28 - 16 Janar, 2024

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore të premten e 19 janarit, është një hap shumë i rëndësishëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Pampuri u shpreh se është detyrim i palëve politike që të ulen në tryezë.

Sipas Pampurit, Partia Demokratike do të votojë për reformën  zgjedhore nëse plotësohen kërkesat e kësaj force politike.

“Është nje hap shumë i rëndësishëm që ky komision do të mblidhet të premten. Ky komision ka 3 vjet që nuk flitet dhe vlen që tashmë të ndërmerren nisma konkrete, ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme për shqiptarët, por edhe për politikën. Të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, OSBE dhe ambasadat në Shqipëri kanë qenë dhe kanë bërë thirrje që ky komision të ketë gjithëpërfshirje. Unë besoj se këto nisma që ka marrë PD duhet t’i përqafojë gjithkush. Ky proces do t’i mbyllë derën abuzimeve. Nuk ka arsye të thuhet se Rama po përkëdhel Bashën. Basha, si kryetar i opozitës do të ulet me pjesën e mazhorancës. Kjo është pala përballë. Ne nuk e zgjedhim dot kundërshtarin tonë.

Ne, këto pika që i kemi paraqitur përballë qytetarëve dhe grupeve të interesit, ne do të votojmë në fund ato që kanë lidhje me nismat toma. Këto nisma janë në interes të qytetarëve. Kjo është ajo që duan sot shqiptarët. Sot kanë mundësi që të zgjedhin ata që duan ata. Ne do të ulemi në tryezë dhe do të votojmë nëse plotësohen kërkesat tona.

Takimet mes dy bashkëkryetarëve kanë qenë transparente dhe të hapura. Ndërkombëtarët kanë takuar bashkëkryetarët, anëtarë të PD, kemi pasur takime, kanë propozuar gjithëpërfshirje, të gjitha këto përkthehen një mbështetje e tyre që ky komision të mblidhet dhe të ketë një rezultat”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!