Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, Alibeaj: Anëtarët, në bazë të eksperiencës. Bylykbashi, jo provokim

schedule14:23 - 26 Maj, 2022

schedule 14:23 - 26 Maj, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka deklaruar emrat anëtarët e anëtarëve të Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorriale janë zgjedhur në bazë të eksperiencës dhe njohurive në këto fusha. Një prej anëtarëve ishte edhe Oerd Bylykbashi, i cili është caktuar si anëtar për Komisionin e Reformës Zgjedhore. I pyetur nga gazetarët nëse ky është provokim, Alibeaj e mohoi një gjë të tillë duke u shprehur se Bylykbashi ka eksperiencë në këtë fushë.

“S’ka kurrfarë lidhje apo ideje të këtyre ndasive. Bazohet te profesionalizmi, njohja që kanë me lëndën përkatëse. Janë emra që kanë përvojë dhe aftësi”.

Ne e dimë që jemi opozitë. E rrjedhur madje. Me këto mandate që kemi. Për të ruajtur fytyrën ne i ikim betejave ose bëjmë betejë. Ne do bëjnë betejë për këto dy komisione për reformën territoriale dhe zgjedhore. Ne vendimin e krijimit të komisioneve territoriale apo zgjedhore në vendin është shënuar se aleatët kanë postet e tyre.

Një palë që bazohet në skenarë, ka qëllim të fusë helm brenda opozitës, po e dimë këtë punë. Qëllimi ynë është të çojmë para ndjeshmëritë e publikut. Bylykbashi për funksionet që ka pasur është si të thuash një lloj eksperience, magazine e asaj që ka ndodhur jo vetëm në këto vite dhe shumë më tepër sesa kaq. Unë besoj se e ka përvojën aftësinë dhe dëshirën për të kapërcyer këto ciklosje te vogla që kemi. Nuk është provokim. Emrat e vendosur aty janë emra që dina çtë japin. Nuk është provokim por hapësirë mundësi për të kontribuar për ca gjëra që janë të përbashkëta”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!