TIRANË- Komisioni i reformës zgjedhore dështoi ende pa nisur. Përfaqësues të Foltores, me zhurmues me vete, krijuan një situatë kaosi dhe tensioni në komision duke e pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjes.
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, u shpreh se mazhoranca nuk e do reformën zgjedhore.
” E pamë sot një teatër të pështirë. E patë teatrin dhe nënqeshjen e mazhorancës. Nuk duan reformë zgjedhore. Praktikisht thanë qartë se do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është situata, kjo është pengmarrja që u kanë bërë, disa përfaqësuesve të PD, që kanë dalë edhe me vota të demokratëve, ky është regjimi që kemi”, tha Salianji.