FIER- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, ka votuar në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Ajo ftoi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në këtë ditë shumë të rëndësishme.
Gjatë fjalës për gazetarët, Balluku pohoi se procesi zgjedhor në Fier nuk ka qenë dhe aq i qetë, ndërsa listoi shkeljet që sipas saj kanë bërë kandidatët e PD, të cilët janë futur në qendrat e votimit duke shkelur hapur Kodin Zgjedhor.
“ Do t’u bëja thirrje të gjithë shqiptarëve që ta përdorin votën e tyre për të votuar sot dhe mos ta çojnë dëm pasi siç e dimë mirë se është një përgjegjësi qytetare, e cila duhet ushtruar në një sistem demokratik, ashtu siç është Shqipëria dhe me gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e BE. Kam qenë gjatë gjithë ditës e zënë duke ndjekur të gjithë procesin, duke qenë se s’ka qenë një proces shumë i qetë në qarkun e Fierit, pavarësisht se PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe për të mos thyer në asnjë moment Kodin Zgjedhor.
Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët e listës së PS për sjelljen shembullore që kanë pasur gjatë ditës së sotme dhe do kenë deri në fund të këtij procesi, gjë e cila, sepse ju e keni faktuar vetë, nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kandidatët për deputetë të listës së PD kanë dhunuar gjithçka nga Kodi Zgjedhor duke u futur në qendra, jo vetëm në Fier, por edhe në zona të tjerë. Kemi parë një shfaqje të shëmtuar në Vorë, janë futur në qendrat e votimit, kanë bërë presin mbi komisioner të dhe këto janë të faktuar me foto dhe me video, ne do bëjmë atë që parashikon ligji”, u shpreh Balluku.
Në fund, drejtuesja politike e PS në Fier kishte një thirrje për të gjithë votuesit, që ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë.
“Sot do doja të them edhe një gjë tjetër. Unë u bej thirrje të gjithë votueseve të herës së parë, pasi kam edhe djalin time, që ka votuar këtu më mua, që të dalin për të votojnë. sepse se këto zgjedhje janë për ta më shumë se për këdo”, theksoi ajo./abcnews.al