Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet vendore/ Bejko: Pjesëmarrja e ulët tregon që PD nuk frymëzon. Berisha s’guxon të futet në zgjedhje

schedule12:22 - 9 Nëntor, 2025

schedule 12:22 - 9 Nëntor, 2025

Këtë të diel, më 9 nëntor, qytetarët në pesë bashki të vendit Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, po i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Procesi zhvillohet në një klimë të qetë, por me interes të moderuar nga elektorati. Ndërkohë, zhvillimet politike pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit vazhdojnë të ndikojnë në skenën politike.

Analisti Roland Bejko, i ftuar në “ABC Neës”, u shpreh se pas presionit të krijuar ndaj mazhorancës, kryeministri Rama ka ndryshuar strategji për të shmangur akuzat për manipulim zgjedhjesh.

Sipas tij, Partia Demokratike po përballet me një mungesë të theksuar frymëzimi, ndërsa roli i Sali Berishës, siç tha Bejko, “më shumë ndihmon Edi Ramën sesa PD-në”.

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, Rama u sulmua, dhe bëri që të tërheqje mbrapsht makinerinë e votave dhe t’i heqë argumentin opozitës, atë të manipulimit të zgjedhjeve. PD del pa logo, Sali Berisha nuk guxon të futet në zgjedhje dhe për të le të vazhdojë kështu situata. Berisha mjafton të jetë aty, edhe sikur të mos bëjë gjë. Më shumë ndihmon Edi Ramën se sa PD-në. Fakti që nuk ka pjesëmarrje të lartë është dhe argumenti që na bind që opozita nuk frymëzon”, tha Bejko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!