Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit është shprehur se PS nuk do të mbështesë një ndryshim të ndarjes administrative të vendit.
Balla tha se më 14 maj të vitit që vjen, Shqipëria do të votojë në 61 bashki dhe në vitin 2025 votojmë me 12 qarqe. Pra, ndryshime nuk do të ketë.
“Më lejoni t’ju shpjegoj, kemi pasur bisedime me përfaqësues të Grupit Parlamentar të PD-së dhe mund të ketë bashki të re nëse qenë bashki para 2015, ka një numër prej 5000 banorë por jo më pak…”
I pyetur nëse PS ka rënë dakord me deputetët e Alibeajt që bashkitë të preken pas zgjedhjeve vendore, Taulant Balla u shpreh se mund të ketë raste konkrete, Por “këto numërohen me gishta.”
“Diskutim e kemi bërë, Alibeaj ka qenë i prerë në kërkesën e tij për numrin që ka kërkuar dhe ka qenë e vështirë të shkonim në një numër të vogël. Propozimi im ishte që në të vijojmë të bisedojmë në dobi të asaj që thamë. Numri i bashkive nuk do të jetë kushti themelor i një qasjeje të përbashkët po sa mire i shërbejmë çdo qytetari. Nuk arritëm të gjenim një qasje të përbashkët sa i përket numrit, por më shumë se numri duhet të prevalojë interesi i qytetarëve,” u shpreh Balla. /abcnews.al/