Zgjedhjet/ Si ndahen mandatet mes PS dhe PD në parlamentin e ri. Partitë e reja sigurojnë ulëse

schedule15:09 - 12 Maj, 2025

schedule 15:09 - 12 Maj, 2025

Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit për zgjedhjet parlamentare. Procesi vijon prej mesnatës, ndërsa nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani PS renditet të fitojë 83 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate deputeti.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate, ndjekur nga “Mundësia’ e Agron Shehajt me 2 mandate dhe Nisma Shqipëria bëhet dhe nisma Bashkë nga një mandate.

Shkodër në 220 qendra votimi të numëruara nga 406, PD – ASHM kryeson me 21,011 ose 40.35 %, projeksion i cili deri më tani i jep demokratëve 5 mandate deputetësh. Forcë e tretë në këtë qark renditet PSD e Tom Doshit me 10,032 vota ose 19.27% përkthyer në 2 mandate deputetësh. Partitë e tjera ndonëse me vota, nuk arrijnë të cojnë një deputet në parlament.

Në Kukës, qark i cili prodhon 3 mandate deputetësh për parlamentin e ardhshëm, PD kryeson me 12608 vota ose 51.52 % në 88 qendra votimi të numëruara nga 140 në total. Me këtë projeksion PD con në kuvend dy deputetë. Një mandati shkon PS, që deri më tani numëron 7773 vota ose 31.76%.

Në Lezhë në 93 qendra numërimi nga 246, PS është forcë e parë me 10,981 vota ose 45.42% , e përkthyer në 4 mandate. Tre mandate i shkon PD e cila dëri më tani ka 10 419 vota ose 43.10%.
Pesë mandatet e Dibrës do të ndahen në 3 për PS e cila kryeson deri më tani me 57.70% dhe 2 për PD e cila ka 37.55 % të votave të numëruara. Partitë e vogla nuk arrijnë të sigurojnë asnjë mandate.

Në Durrës, janë numëruar deri më tani 186 qendra numërimi nga 494 në total ku PS ka siguruar deri më tani 28325 vota, e përkthyer në 8 mandate, dhe PD 21084 vota duke zbritur në 6 mandate.

Në kryeqytet PS ka siguruar deri më tani 19 mandate deputetësh me 48.83 % të votave të numëruara në 475 qendra votimi nga 1283 në total dhe lufton për mandatin e 20. Ndërkohë PD me 34.37 % të votave, ul në parlament 13 deputetë. Mandate në kryeqytet kanë arritur të sigurojnë edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt, që con në kuvend deri më tani 2 deputetë. Nga një mandat kanë fituar nga PSD e Tom Doshit, nisma Shqipëri Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Bashkë, e Arlid Qorit.

Një fitore të thellë ka regjistruar PS në Elbasan ku janë numëruar tashmë mbi 50 % e votave. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, PS do të dërgojë në parlament 10 deputetë, ndërsa numëron deri më tani 44349 vota, ndërsa PD 4 deputetë me 20809 vota.

Fieri, qarku i dytë më i madh i vendit për numrin e mandateve ka shënuar një tjetër rekord fitoreje të PS në këto zgjedhje. Në 206 qëndra të numëruara nga 588 në total PS numëron 35 240 vota e përkthyer në 12 mandate deputetësh. PD zbret në 4 mandate, me 13967 vota deri tani.

Vlora mbetet gjithashtu e majtë në shumicën e saj. Në 243 qëndra votimi të numëruara deri më tani nga 450 në total, PS ka siguruar 57.78 % të votave, e përkthyer në 8 mandate ndërsa PD siguron 4 deputetë me 28.17 % të votave.

Gjirokastra gjithashtu I ka dhënë një rezultat 3 me 1 socialistëve për numër mandatesh. Në 133 qendra votimi të numëruara nga 199 në total, PS kryeson me 16942 vota kundrejt 7251 votave të PD-ASHM.
Edhe Korça i ka siguruar një shumicë të thellë socialistëve me 54.69 % të votave në 219 qendra votimit të numëruara nga 423 në total. Ndërsa PD 35.03%. Në këtë qark rezultati në raport mandatesh ndahet në 6 me 4 në favor të PS, deri më tani.

Sakaq Berati ka një rezultat edhe më të thellë në favor të socialistëve, 5 me dy. Në këtë qark nga 152 qendra votimi të numëruara, PS kryeson me 21,510 vota në raport me 10 887 vota të PD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!