Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet/ Rama shqiptarëve në New-York: Regjistrohuni për të votuar në 11 maj

schedule08:56 - 5 Shkurt, 2025

schedule 08:56 - 5 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama u ka bërë  thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në New-York, SHBA, që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Përmes një mesazhi të publikuar në Facebook, kreu i qeverisë sqaron se afati përfundimtar i regjistrimit është 4 marsi.

“Erdha larg me një valixhe plot ëndrra dhe me një zemër që nuk u nda kurrë nga Shqipëria. Çdo ditë pune është e gjatë. Dhe çdo kursim është i mbledhur me mund e sakrificë. Unë po investojë gjithçka që kam, sepse Shqipëria është e imja dhe besoj tek ai vend. Por, a e di? Ka diçka më të çmuar se çdo kursim. Diçka që mund të ndihmojë jo vetëm të sotmen, por edhe të ardhmen. Është vota ime,” thuhet në mesazhin bashkangjitur videos së publikuar.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!