Kryeministri Edi Rama zhvilloi një mbledhje me ministrat dhe grupin parlamentar. Mbledhja është fokusuar tek puna që është bërë deri më tani nga strukturat. Po ashtu fokus i diskutimeve ishte edhe vota e Diasporës.
Gazetarja Greta Bullari bëri me dije se edhe ditën e nesërme kryeministri Rama do të mbajë një takim në Pallatin e Brigadave së bashku me drejtuesit politikë të qarqeve.
“Në fokus ka qenë programi i digastereve të ministrive përkatëse gjatë këtij mandati. Po bëhet një analizë dhe po vendosen objektiva të reja. Nuk do të jetë vetëm kjo pasdite sepse edhe nesër Rama me drejtuesit politikë do të mblidhen në Pallatin e Brigadave dhe një pjesë e rëndësishme do të jenë edhe zgjedhjet e 11 majit sepse jemi dhe në prag të shpalljes së listave të kandidatëve. Rama synon një mandat të katërt për të çuar Shqipërinë përpara dhe për ta bërë pjesë të BE siç është shprehur më herët kryeministri.”
/ abcnews.al

