Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kremlini: Harris më e parashikueshme se Donald Trump

schedule22:12 - 1 Shtator, 2024

schedule 22:12 - 1 Shtator, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia e sheh kandidaten demokrate për president të SHBA-së, Kamala Harris, si një kundërshtare më të parashikueshme se sa republikani Donald Trump.

Megjithëse në çdo rast Moska nuk sheh asnjë perspektivë për përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

Në një intervistë me Pavel Zarubin, një gazetar i afërt me Kremlinin, Peskov dukej se hodhi poshtë deklaratën e Trump se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite nëse ai rizgjidhej president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

“Ne nuk preferojmë asnjë kandidat. Por, sigurisht, demokratët janë më të parashikueshëm. Dhe ajo që Putin tha për parashikueshmërinë e Biden vlen për pothuajse të gjithë demokratët, duke përfshirë edhe znj. Harris”, tha më tej Peskov.

/abcnews.al/