Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, pritet rikthim i Gjukanoviç  

schedule15:37 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 15:37 - 8 Dhjetor, 2017

Partia në pushtet në Malin e zi dëshiron që lideri i saj Milo Gjukanovic të garojë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. Mediat vendase shkruajnë se bordi drejtues i partisë do të zhvillojë një takim ku të vendoset nëse në fund të muajit do të ketë një votë unanime për të mbështetur kandidaturën e Gjukanovic

Mediat në Podgoricë shtojnë se në deklaratat më të hershme Gjukanovic nuk ka bërë të qartë nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale të 2018-ës por as nuk e përjalshtonte këtë si mundësi. Para se të jepte dorëheqjen nga posti i Kryeministrit në tetor të vitit 2016, Gjukanoviç ka mbajtur dhe postin e kryeministrit dhe atë të presidentit deri në 1991-shin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!