Zgjedhjet presidenciale/ 10 qendra votimi në Georgia do të qëndrojnë ende të hapura

schedule00:16 - 6 Nëntor, 2024

schedule 00:16 - 6 Nëntor, 2024

Sipas Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, rreth 10 qendra votimi në një “grusht” qarqesh do të qëndrojnë të hapura vonë për shkak të kërcënimeve jo të besueshme që ndërprenë votimin për një kohë të shkurtër.

“Ndoshta është në atë numër 10, plus ose minus,” tha Raffensperger, duke iu referuar numrit të qendrave të votimit ku votimi do të zgjatet pas orës 19:00 me kohën lokale. shkruan CNN.

“Dhe zakonisht, është rreth 20 deri në 40 minuta,” tha Raffensperger.

“Shumica e tyre janë si 20 deri në 30 minuta, mendoj se ka një që ishte pak më i madh se 40 minuta, por kjo është një lloj diapazoni aty.”, shtoi ai.

Raffensperger deklaroi se se sapo FBI-ja nxori informacione se kërcënimet jo të besueshme erdhën nga domenet ruse të postës elektronike , ato “në njëfarë mënyre u zvogëluan”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!