Ka vijuar i qetë votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, proces i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.
Në Berat votohet në selinë e PD dhe janë 2300 anëtarë që do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, dy kandidatëve që janë në garë.
Në Kuçovë votojnë 1500 anëtarë; në Dimal votojnë 870 anëtarë; në Skrapar votojnë 630 anëtarë. në Poliçan votojnë 930 anëtarë.
Procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme teksa në momentet e para të tij shihet një interesim i konsiderueshëm i qytetarëve për të votuar.
Në Vlorë kanë të drejtë vote rreth 1400 anëtarë, ndërsa procesi i votimit po zhvillohet në Pallatin e Kulturës “Labëria”. Në Selenicë me të drejtë vote janë 906 anëtarë me listat e vjetra ndërsa aktiv rreth 600 të cilët kanë të drejtën e votës në procesin e votimit sot. Procesi i votimit po zhvillohet edhe në fshatin Peshkëpi të Bashkisë Selenicë.
Në Himarë me të drejtë vote janë 413 antarë dhe procesi i votimit po zhvillohet në selinë qendrore të PD në këtë degë.
Në Kukës janë hapur tre qendrat e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të PD, dy në qytet ku do të votojnë anëtaret e qytetit, të grup seksioneve të Grykës së Vanave, Topojan, Shishtavec, Zapod, Bicaj, Malzi, Terthore, Shtiqen, Surroj, Arren, Kolsh. Qendra tjetër është në fshatin Bushtrisë, ku do të votojnë grup seksionet Bushtrice Ujmisht,Gryke- Caje dhe Kalis. Edhe anëtarët që nuk janë në listë do të marrin pjesë në zgjedhje duke votuar me kartë anëtarësie të shoqëruar me letërnjoftim.
Procesi i votimit vijon normalisht edhe në Dibër, Bulqizë dhe Mat. Në Dibër qendra e votimit është në pallatin e kulturës dhe do të votojnë 1150 anëtarë të PD. Në Bulqizë kutisë së votimit do ti drejtohen 2200 anëtarë,ndërsa qendra e votimit është në pallatin e kulturës. Në Mat dhe Klos qendra e votimit është 1 në pallatin e kulturës në Burrel dhe do të votojnë 1300 anëtarë. Procesi ka nisur në 8:30 rregullisht, pa probleme.
Të dhënat nga dega e PD vendore e Fierit, thanë se sot ne Fier do të votohet në 6 qendra votimi, ku pritet të marrin pjesë një anëtarësi deri në 2000 vetë. Ndërkohë në Patos do të votohet në 1 qendër votimi me afërsisht 1400 anëtarë; Në Mallakastër në 1 QV me 950 anëtarë dhe në Roskovec do të votohet në 2 QV me afërsisht 700 anëtarë.
Në Pogradec ka 2 qendra votimi në zyrën e degës së qytetit dhe në Proptisht, numri i listës është 1400 ndërsa aktivë janë 700. Një qendër votimi është edhe në zyrën e listës në Devoll, ku numri i listës është me 2400 anëtarë ndërsa aktivë janë rreth 1000. Në Maliq ka dy qendra votimi, një në zyrën e degës dhe tjetra në ish komunën Pojan. Numri i listës është me 2200 anëtarë ndërsa aktivë janë 1000.
/abcnews.al