Zgjedhjet për kryetarin/ Deputetët e PD: Rizgjedhja e Bashës, një farsë

schedule12:44 - 22 Qershor, 2023

schedule 12:44 - 22 Qershor, 2023

Lulzim Basha nuk zhgënjen as këtë herë. Siç e ka mënyrën e tij tipike shpalli kandidaturën me e-mail, vetë duke qëndruar në Londër, e të tjerë duke u përballur me pakënaqësitë dhe kritikat e të vetëve.

Dhe siç zgjedh gjithmonë Lulzim Basha shmangu përballjen me deputetët që e kanë braktisur në rikthimin e tij, duke mos ardhur në parlament, këtë të enjte.

Megjithatë ndërsa pritet nisja e asaj që quhet fushatë me askënd përballë, deputetët pa rezerva flasin me gjuhë të drejtëpërdrejtë për lojën që po luan Lulzim Basha.

“Demokratët ta kenë të qartë lufta s’po bëhet për ta, po për b*thën e tyre! Të mbash një vit karrigen dhe të bësh si i djegur për PD.”

Por përkrahësit e tij mendojnë se në PD-në e vulës po vendoset një standard tjetër.

“Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë?””

Por sa garë është kur përball Lulzim Bashës është vetëm një kandidat, që është thjeshtë anëtar i PD-së dhe i panjohur për demokratët, si Gjergj Hani?

Por atë që ai nuk e thotë, kolegët e tij e pohojnë me bindje të plotë.

“Ky është një proces nga zyrat, ilegjitim, bazuar mbi përjashtime. Proces përçarës jo bashkues. Partia ka nevojë për votues dhe anëtarë, Basha thotë se ka nevojë për kryetar.”

Grupi bojktoues ka nisur zbatimin e planit B, pasi nuk arritën të ndalnin hapin e shpejtë të Lulzim Bashës në rimarrjen e PD-së. Ata kërkojnë të mobilizojnë zërat kundër, përfshirë dhe ata që kanë shkuar tek Foltorja, për të rrëzuar Lulzim Bashën.

“Por mund të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar rrugës. Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar”

A do të ketë një tjetër pikë kulmi në PD-në, për të marr një kthesë tjetër, në javët e freskëta të vjeshtës, kur mendjet do të jenë më të qarta? Kjo me gjasë nuk do të ndodh dhe demokratëve do u ngelet ose të pranojnë Bashën, që u imponohet, ose ta braktisin atë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!