Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman/ Protestuesi: Ka parregullsi, Shoqata Gyleniste ka vendosur që më përpara drejtuesin

schedule12:23 - 2 Mars, 2024

schedule 12:23 - 2 Mars, 2024

Ka përfunduar tubimi i besimtarëve myslimanë, të cilët kontenstojnë zgjedhjet që po mbahen këtë të shtunë për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ata akuzojnë komunitetin Mysliman, që është kapur nga Shoqata Gyleniste.

Në një lidhje me Edicionin e Mesdites, një nga pjesëmarrësit në protestë, Mirlind Laçi ka deklaruar se në këto zgjedhje janë hasur parregullsi.

Sipas tij, Shoqata Gyleniste ka vendosur që më përpara se kush do të jetë drejtuesi i Komunitetit Mysliman.

Ideja është që këto zgjedhje janë të intimidaura që në fillim të procesit. 24 orë më parë janë shpallur kandidaturat Bujar Spahiu, Eduard Shefki, dhe Emirjon Vathaj, por beteja për drejtësi nuk do të ndalet.

Ideja është se si gjithmonë zgjedhjet kanë pasur parregullsi, që nga zgjedhjet e zhvilluara në xhami dhe deri te zgjedhjet për komunitetin e lartë. Madje, dhe në shtatorin vitit të kaluar hoxhallarët nuk u njoftuan që do të zhvillohen zgjedhjet. Organizata Gyleniste ka vendosur se kush do të jetë drejtuesi i këtij komunitetit. Ata vetë shkruajnë dhe vetë vulosin. Janë zgjedhje me anë të shantazhit”, tha ndër të tjera Laçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!