Zgjedhjet parlamentare 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë.
Partia Socialiste ka marrë një rezultat bindshëm fitues, ndërsa Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2025 ka pësuar një rënie të madhe në vend.
Ndërkohë pesë kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste deri më tani në rang vendi (në listë të hapur), rezultojnë të jenë:
- Agron Malaj – 12498 vota ( Dibër)
- Sara Mile – 10805 vota ( Elbasan)
- Klevis Jahaj – 10609 vota ( Fier)
- Damian Gjiknuri 10031 (Vlorë)
- Asfroral Haxhiu – 9469 vota ( Fier)
Procesi ka përfshirë të gjitha subjektet zgjedhore, partitë politike dhe koalicionet në 12 qarqet e vendit. Ndërsa pjesëmarrja në votime ka rezultuar prej 42.21 %. Janë konsideruar të vlefshme 1.402.820 vota, ndërsa 55.334 vota janë shpallur të pavlefshme.
/abcnews.al/